Kuleçë

të vegjël, të shpejtë

200 Receta - - Antipasta -

I adhuroj këta kuleçë pasi përgatiten menjëherë, janë idealë sidomos për ato zonja që punojnë dhe kanë pak kohë për t’iu dedikuar gatimit. Janë shumë të mirë për antipasta,

për një darkë të shpejtë dhe janë të shëndetshëm sepse nuk kanë yndyrë.

Përgatitja

1. Në një tas, nëpërmjet një site, përziejmë miellin, sodën, ujin, kosin dhe kripën derisa të bëhet brumë. E

lëmë të pushojë për 15 minuta, të mbuluar me pecetë të pastër. 2. Bëjmë kuleçë të vegjël me peshë 25/30g dhe i hapim me petës në formë të rrumbullakët. 3. Ngrohim një tigan të sheshtë pa vaj dhe i pjekim kuleçët nga të dyja anët për pak minuta.

I presim në mes dhe i mbushim me djathë, sallam ose reçelra të ndryshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.