Biskota

Me ullinj

200 Receta - - Antipasta -

Për 20 biskota

Përgatitja:

1. I presim ullinjtë në rrotëza të vogla dhe i lëmë mënjanë. 2. Në një tas, përziejmë miellin dhe gjalpin. I punojmë me majat e gishtërinjve, derisa të kemi një përzierje si thërrime. Shtojmë djathin, rigonin dhe i rregullojmë për kripë e piper sipas dëshirës. Hapim një gropë në mes dhe fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë ujin duke e përzierë me dorë, me shpejtësi (uji shtohet pjesë-pjesë, pasi sasia e tij varet edhe nga lloji i miellit). Do të shtojmë ujë derisa të kemi përftuar një brumë homogjen. 3. I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë. 4. Ndezim furrën me 170°. Pasi brumi të ketë pushuar, e punojmë pak me dorë për ta zbutur e më pas hapim me petës një petë jo shumë të trashë, në një plan pune të lyer me miell. 5. E presim sipas formave që dëshirojmë, i zbukurojmë me rrotëza ulliri dhe i vendosim në tavë me letër furre. 6. I pjekim në furrë për afro 15 minuta ose derisa të kenë marrë pak ngjyrë dhe të jenë krokante.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.