Toptha

Me arrë kokosi

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit për 4 persona:

300g rikota

60g Parmigiano i grirë në rende

120g arrë kokosi e grirë

80g bajame të qëruara e të grira imët

kripë, piper, arrë moskat

bukë e thekur e grirë

disa degë kopër

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë rikotën me Parmigiano-n, bajamet, kripën, piperin, arrën moskat dhe bukën e thekur të grirë, derisa të kemi një brumë që mund të punohet me dorë. 2. Nga brumi, marrim dhe krijojmë toptha sa një kokërr arre, më pas disa prej tyre i lyejmë me arrë kokosi të grirë dhe disa të tjerë me gjethe kopër të grira imët. I ruajmë në frigorifer të mbuluara, deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Është shumë e rëndësishme që për të gjitha ato receta që nuk gatuhen në zjarr ose në furrë, të përdorim përbërës me shumë cilësi, përndryshe nuk do të kemi rezultatin e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.