Sanduiç

Me vezë

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

4 vezë

3 lugë qumësht

120g Parmigiano i grirë

erëza aromatike sipas dëshirës

100g djathë kaçkavall i stazhionuar

10 domate të thara (të konservuara me vaj në kavanoza)

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 200 gradë. 2. Rrahim vezët me qumështin, Parmigiano-n e grirë dhe erëzat. E hedhim këtë përzierje në një tavë katrore të veshur me letër furre dhe e pjekim në furrë për afro 20 minuta. Kur të ftohen, i presim në forma sipas dëshirës dhe po kështu veprojmë edhe me djathin e stazhionuar. 3. Krijoni sanduiçët tuaj duke vënë sipër njëra-tjetrës: një kuadrat veze të skuqur, një kuadrat djathë, një copë domate të tharë. Vendosini sipër kruajtëse dhëmbësh. Vazhdoni kështu derisa t’i keni mbaruar të gjitha.

Kur keni të ftuar, përgatiten 2-3 orë më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.