Kanape

Me bizele

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

8 feta bukë pancarre (nga ato për tost)

50g rikota

50g djathë Philadelphia

70g proshutë koto Hako në feta të holla

4 lugë qumësht

një grusht bizele

zbukurim (të ngrira)

Përgatitja:

për 1. Në fillim vëmë në zjarr një tenxhere të vogël me ujë të kripur e pasi të marrë valë hedhim bizelet. Pas 15 minutash i heqim dhe i kalojmë në ujë të ftohtë, në mënyrë që ato të ruajnë ngjyrën e bukur jeshile. 2. Nga fetat e bukës, presim 8 forma të rrumbullakëta ose katrore, nëse nuk kemi formën për t’i prerë. I thekim në një tigan pa vaj nga të dyja anët. 3. Në mikser do të përziejmë rikotën, djathin Philadelphia, qumështin dhe 60g proshutë koto. I grijmë derisa të jetë formuar një salcë si krem. 4. Lyejmë me të fetat e bukës së thekur dhe i vëmë sipër nga një copë të vogël proshutë dhe disa kokrra bizele për zbukurim. Vendosim në çdo disk ose kuadrat bukë nga një kruajtëse dhëmbësh.

Përgatiten një orë më parë, në rast të kundërt, fetat e bukës nuk duhen thekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.