Krostini

Me salmon të tymosur

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit: për 8 toste të vegjël:

2 feta salmon i tymosur

1 bukë bagetë e vogël

125g Mozzarella

piper i kuq

pak kopër, majdanoz ose bishta qepe të njoma

Përgatitja:

1. Ndajmë bukën në 8 kuadrate të vegjël dhe të hollë, salmonin në 8 kuadrate të barabarta dhe “Mozzarella”-n në 8 pjesë. 2. Pjekim bukët në furrë për pak minuta. I vendosim më pas një copë Mozzarella te secila fetë, i spërkatim me piper dhe i pjekim në furrë për 3-4 minuta me 220°, derisa Mozzarella të fillojë të shkrihet (por jo shumë). I hedhim sipër copa të vogla majdanozi ose qepë të njomë të grirë imët. 3. Vendosim mbi secilën nga një fetë salmon dhe pak kopër. I shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.