Finger

Food me pesto, rukola dhe ton

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

3 feta bukë për tramezzini 40g rukola ½ lugë gjelle

me kaperi të kripur 30g bajame të qëruara pa lëkurë 20g djathë Grana i grirë ose kaçkavall që keni në shtëpi 6 kokrra ullinj të zinj pa bërthamë ½ kuti ton me vaj ulliri

(40gr) kripë ● 25ml vaj ulliri

Përgatitja:

1. Lajmë dhe thajmë mirë rukolën. Shpëlajmë kaperit me ujin e rubinetit për t’i hequr kripën dhe i thajmë me letër kuzhine. 2. Në mikser hedhim: rukolën, kaperit, bajamet, kripën, djathin kaçkavall. I grijmë dhe shtojmë dalëngadalë vajin e ullirit. Nuk duhen grirë shumë imët, vetëm sa të dallohen thërrimet. 3. Këto finger food do të kenë 3 shtresa. Dy nga fetat e bukës i lyejmë me peston e rukolës që krijuam në mikser, shpërndajmë sipër copa toni, të cilin e kemi shtrydhur më parë nga vaji dhe tharë me letër kuzhine. Gjithashtu, shpërndajmë dhe kokrrat e ullinjve të ndarë përgjysmë. 4. Vendosim copat e bukës të lyera sipër njëra-tjetrës dhe në fund e mbyllim me fetën e bukës që nuk është e lyer. I shtypim pak me dorë fetat, më pas i ndajmë në kuadrate të vegjël dhe vendosim në çdo kuadrat një kruajtëse dhëmbësh.

Mund të përgatiten edhe 2 orë më parë, në rast se keni të ftuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.