Pica

Të shpejta

200 Receta - - Antipasta -

SHËNIM: ky brumë më duket i përsosur kur dëshira për picë më vjen papritur. Atëherë e bëj pak më të butë brumin sepse përdor 185-190g miell dhe e shtroj me dorë në tavën drejtkëndëshe të furrës së vogël(30x22 ). Në një tas të vogël, përziej 2 lugë kafeje me vaj ulliri dhe 2 lugë kafeje me ujë dhe lyej picën sipër, e spërkas me kripë kokërrmadhe dhe gjethe rozmarine. E pjek në furrë me 220° për 20-25 minuta. Ju, sipas dëshirës, mund të përdorni salcë ose djathëra të ndryshëm.

Përbërësit:

për 4 persona:

130g kos i trashë (kos grek)

200g miell 00

5g sodë për ëmbëlsira (pa vanilje)

½

lugë kafeje me kripë Për mbushjen: salcë domatesh, rigon, etj

Përgatitja:

1. Në fillim, salcën e domateve që do të përdorim e hedhim në një tenxhere të vogël me pak kripë dhe e lëmë në zjarr për afro 10 minuta ose derisa të trashet pak dhe e përziejmë herë pas here. Pastaj e lëmë mënjanë që të ftohet. 2. Në një tas përziejmë miellin dhe sodën (që e hedhim nëpërmjet sitës), kosin e kripën derisa të kemi një brumë homogjen. 3. E hapim brumin si petë dhe e presim me forma të vogla. E lyejmë sipër sipas dëshirës me salcë domatesh dhe djathëra. 4. Piqen për 12/15 minuta në furrën

e ngrohur më parë me 220°. 5. Kur të jenë ftohur plotësisht, i mbulojmë mirë me letër alumini dhe mund të ruhen deri në 2-3 ditë. Kur të konsumohen, ngrohen për disa minuta në furrë të ngrohur më parë me 200°.

Jo vetëm si antipastë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.