Kanape

Me Mascarpone

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

8 feta bukë integrale

kos i trashë (kos grek) 2-3 lugë

arra të qëruara, një grusht

mascarpone, 3 lugë gjelle

1 dardhë

pak lëng limoni

Përgatitja:

1. Dardhën e qërojmë dhe e presim në feta të holla. I lyejmë me pak lëng limoni. 2. Nga fetat e bukës presim 8 forma të rrumbullakëta ose kuadrate dhe i thekim në një tigan pa vaj. Kur të jenë ftohur, i lyejmë me pak kos, vendosim sipër copa dardhash të holla, pak mascarpone dhe thërrime arrash.

Përgatiten një orë më parë, në rast të kundërt, nuk duhen thekur fetat e bukës, pasi bëhen të forta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.