Antipastë

Me fruta

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

1/4 pjepër 40g proshutë krudo në feta të holla ¼ ananas ● 40g spek 1 dardhë e madhe 80g djathë Gorgonzola pikant ● ½ avokado 40g salmon i tymosur 6 kokrra ullinj pa bërthamë 40g proshutë koto Hako në feta të holla lëng limoni

Përgatitja:

1. Qërojmë ananasin, pjeprin dhe avokadon. I ndajmë në kubikë jo shumë të vegjël. Qërojmë dardhën, e ndajmë në kubikë dhe i lyejmë me lëng limoni, në mënyrë që të mos nxihen. 2. Krijojmë spiedini duke futur në një kruajtëse dhëmbësh një kubik pjepër dhe një copë proshutë krudo të palosur. 3. Në një kruajtëse tjetër do të futim 1 kubik ananas me një copë spek të palosur. 4. Ndërsa në një tjetër do të futim një kubik dardhë dhe një copë djathë Gorgonzola. 5. Në një kruajtëse tjetër do të futim një copë avokado dhe një copë salmon të palosur. 6. Në një kruajtëse tjetër do të futim një kokërr ulliri të mbështjellë më parë me një copë proshutë koto. 7. E përsëritim këtë veprim derisa t’i

kemi mbaruar të gjithë përbërësit.

Të freskëta, me shumë ngjyra, të shpejta për t’u përgatitur, të shoqëruara me një koktej frutash frizzante, ideale për t’ua ofruar miqve, për t’u uruar atyre mirëseardhjen dhe për të shkëmbyer dy fjalë me ta. Duhet të përgatiten pak para shtrimit të drekës ose darkës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.