Tarta

Të kripura me rikota

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit për 12 tarta të vogla:

Për brumin brisè

100g miell 00 ● 55g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 2g kripë ● 1 vezë e mesme ● 10g djathë Pecorino i grirë

Për kremin rikota:

300g rikota

10g qepë të njoma të grira, të freskëta ose të thata, ose kopër e grirë ● pak kripë

6 arra të qëruara dhe të grira në thërrime të vogla

Për dekorim:

1/3 dardhë ● pak arra të qëruara

Reçel për dekorim sipas dëshirës

Përgatitja e brumit brise:

1. Të gjithë përbërësit për brumin i vendosim në robot dhe i përziejmë për një minutë me funksionin për përgatitje brumi (ose dhe me dorë në një tas). Marrim brumin, i japim formë të rrumbullakët duke e punuar me dorë në një plan pune me pak miell dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta të mbuluar me letër plastike. 2. Ndërkohë përgatitim kremin me rikota: kalojmë rikotën nëpërmjet një kullese me vrima të vogla për ta bërë më kremoze, hedhim qepët e njoma, arrat e thërrmuara, kripë dhe i përziejmë mirë me spatul. 3. Ndezim furrën në 180° 4. Brumin, e punojmë pak me dorë që të zbutet dhe e hapim me petës 3 mm të trashë, i japim format e tartave që i kemi lyer më parë me gjalpë e miell, shpojmë bazën e tyre me pirun dhe i pjekim afërsisht 20 minuta, sa të marrin pak ngjyrë. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti. 5. Dardhën e ndajmë në feta të holla

dhe i lyejmë me pak lëng limoni. 6. Mbushim çdo tartë me një lugë rikotë, vendosim sipër pak arra, një copë dardhë dhe në fund pak reçel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.