Qofte

Me salcë limoni

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit

për 4 persona: 350g mish i grirë derri ose viçi ● 70g mortadelë Hako (ose proshutë koto, sipas dëshirës) ● 1 vezë ● 90g djathë kaçkavall i grirë ● 1 patate e vogël, e zierë dhe e qëruar ● bukë e thekur e grirë ● lëkura e një limoni bio ● kripë, piper ● vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Në mikser grijmë fetën e Mortadelës, bashkë me mishin e grirë. Shtojmë pataten e zierë të ndarë në copa të vogla dhe e grijmë derisa të gjithë përbërësit të jenë përzierë mirë me njëri-tjetrin. 2. Shtojmë vezën, pak lëkurë limoni të grirë imët, djathin kaçkavall, kripë e piper. I përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. 3. Me brumin bëjmë qofte të vogla sa një kokërr arrë, i kalojmë në një tas me bukë të thekur dhe i lyejmë mirë. 4. I skuqim në një tigan me vaj të nxehtë derisa të kenë marrë ngjyrë dhe i thajmë me letër kuzhine për t’u hequr yndyrën e tepërt. Në tigan hedhim shumë vaj, sepse sa më shumë vaj të ketë tigani, aq më pak vaj do të thithin qoftet.

Përgatisim salcën.

5. Në një tigan me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, shtojmë lëngun e limonit, pak nga lëkura e limonit dhe i ziejmë për pak minuta. 6. Me rrahësen e vezëve përziejmë panën me të verdhën e vezës. I hedhim në tiganin ku kemi gjalpin me lëngun e limonit, duke i përzierë ende me rrahësen. 7. Shtojmë miellin dalëngadalë duke vazhduar ta përziejmë pa pushim derisa të bëhet si krem. 8. Salcën e shërbejmë në një tas të vogël. Këto qofte janë shumë të mira, edhe sikur të shoqërohen vetëm me një pjatë sallatë.

Për salcën: 1 lugë gjelle gjalpë ● lëngu i një limoni ● 100ml pana ● 1 lugë gjelle miell ● 1 e verdhë veze ● kripë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.