Qofte

Me mish dhe gjizë

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

për 4 persona

400g mish i grirë

3 lugë gjelle gjizë

2 vezë

vegetë pluhur, piper, majdanoz

sipas dëshirës, bukë e thekur e grirë

1 grusht djathë Parmigiano të grirë në rende

vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë mishin e grirë me gjizën. Shtojmë vezët, djathin Parmigiano, majdanozin e grirë, vegetën dhe piperin. Hedhim bukën e thekur të grirë dhe e përziejmë me lugë derisa të kemi një brumë i cili mund të punohet me dorë. 2. Me duar të lagura bëjmë topa

të vegjël sipas dëshirës. 3. Vëmë në zjarr një tenxhere me shumë vaj, skuqim qoftet dhe kur i heqim, i vëmë në një pjatë të mbuluar me letër thithëse kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Shërbehen në temperaturë ambienti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.