Qofte

Me patate

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Ziejmë patatet, i qërojmë dhe i shtypim mirë me pirun, kur janë akoma të ngrohta. I vendosim patatet në një tas, shtojmë vezën, kripën, piperin, rigonin dhe sallam nëse duam. I përziejmë mirë, shtojmë djathin e thërrmuar dhe vazhdojmë përzierjen. Brumi do të jetë i qullët prandaj do të shtojmë miell misri derisa të bëhet i tillë që të punohet me dorë pa ngjitur nëpër duar. 2. Ndezim furrën në 250°. Me brumin, bëjmë qofte jo shumë të mëdha. Kur t’i kemi mbaruar të gjitha qoftet, i lyejmë me pak vaj ulliri nga të dyja anët me ndihmën e një peneli. 3. I pjekim në furrë derisa të kenë marrë ngjyrë. Janë të mira si të ngrohta, po ashtu edhe të vakëta dhe të ftohta. Unë i adhuroj!

Sa herë i bëj këto qofte, më duket sikur kthehem pas në kohë, e shoh veten në një kuzhinë të vogël, të mbushur me aromë të mirë dhe një grua të bukur dhe të ëmbël që gatuan. Ajo thotë që këto qofte vërtet janë të mira, por nuk janë me leverdi se pinë shumë vaj. Por ç’të bësh... kohëra të tjera ato, kohë të kursimit, e megjithëkëtë ajo i gatuan... i gatuan sepse vajza e saj nuk e ha mishin. Ajo grua është mamaja ime... janë mamatë tuaja që me aq sakrifica gatuanin për të kënaqur familjet e tyre. Por unë do t’jua propozoj siç i bëj unë sot, të lehta, krokante dhe të pjekura në furrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.