Kek

I kripur me bizele

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

200g miell ● 3 vezë 4 lugë gjelle vaj ulliri 100ml qumësht 1 bustinë sodë për torta të kripura (ose sodë për torta të ëmbla pa vanilje) 80g arra të qëruara 200g djathë (i bardhë + Scamorza ose Gorgonzola) 1 grusht bizele ose barbunja jeshile 1/3 kokërr qepë rigon, kripë, piper, etj, sipas dëshirës bukë e thekur e grirë për të lyer tavën

Përgatitja:

1. Ziejmë bizelet për 15 minuta në një tenxhere me ujë të kripur. Më pas i skuqim me qepën e grirë hollë në një tigan me pak vaj ulliri dhe i lëmë mënjanë. 2. Në një tas të madh hedhim miellin dhe

fryrësin, nëpërmjet një site të vogël. 3. Shtojmë këtu vezët e përziera më parë me rrahësen e vezëve me dorë. I përziejmë mirë me miellin, por tani do të përdorim spatul ose lugë druri. 4. Shtojmë arrat e thërrmuara, bizelet bashkë me qepën, djathërat e prerë në kubikë, vajin dhe së fundi qumështin. E rregullojmë për kripë, rigon e piper sipas dëshirës. 5. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe bukë të thekur, të grirë. Hedhim brumin e kekut në të, e spërkatim këtë të fundit me bukë të thekur të grirë sa të krijohet një shtresë e hollë. 6. E pjekim për 40-50 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. Mund të konsumohet i vakët ose edhe i ftohtë.

Tavë për plumcake me gjatësi 28-30 cm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.