Kek

I kripur me gjizë dhe kunguj

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit

Përgatitja:

1. Në fillim presim sallamin në kubikë. Në një tigan që nuk ngjit hedhim pak vaj ulliri dhe

skuqim qepën e grirë hollë, shtojmë sallamin dhe e lëmë në zjarr për 3 minuta. 2. Kungujt e larë dhe të tharë i ndajmë në feta shumë të holla për së gjati. I sistemojmë te kullesa e makaronave dhe të lyer me pak kripë, iu vendosim një peshë dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta. 3. Ndezim furrën në 170°. 4. Marrim fetat e kungullit dhe i shtrydhim mirë me dorë për t’i hequr ujin e tepërt. I ndajmë

në rripa të hollë. 5. Në një tigan me pak vaj skuqim hudhrën e grirë, shtojmë kungujt dhe i lëmë në flakë të

lartë për 10 minuta. I rregullojmë për kripë e piper dhe i lëmë të ftohen. 6. Gjizën e përziejmë me pirun për ta bërë më homogjene dhe shtojmë më pas vezët, miellin dhe sodën nëpërmjet një site. Shtojmë spekun me qepën dhe kungujt. I përziejmë me shumë delikatesë. Nëse si rezultat përftojmë një përzierje shumë të hollë, atëherë shtojmë pak miell. Në rast të kundërt, shtojmë pak qumësht, sepse varet shumë nga gjiza që do të përdorim. 7. Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe bukë të thekur, të grirë. E spërkatim

edhe sipër me bukë të thekur të grirë sa të kemi krijuar një shtresë të hollë. 8. E pjekim për 40/45 minuta ose deri sa të ketë marrë ngjyrë të artë.

Mund të konsumohet i vakët ose i ftohtë.

Tavë me diametër 24 cm ose tavë katrore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.