Casatiello

Kek i kripur për Pashkë

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit për 6-8 persona:

Përgatitja:

1. Në një tas hedhim miellin, kripën, gjalpin, i përziejmë mirë me lugë druri ose spatul. 2. Në një gotë me ujë të vakët (marrim ujin nga sasia 200ml) thërrmojmë majanë dhe e përziejmë me një

lugë sheqer për ta ndihmuar atë të tretet. 3. Në tasin ku kemi përzier miellin bëjmë një gropë në mes, hedhim majanë e tretur me sheqerin, shtojmë

tani dhe ujin që ka mbetur dhe e përziejmë me dorë. 4. Hedhim brumin në një sipërfaqe me pak miell dhe e punojmë me dorë për 10-15 minuta derisa të bëhet

pak më i butë se brumi i byrekut. 5. E vendosim brumin në një tas, e mbulojmë me një pecetë të pastër, e vendosim larg rrymave të ajrit dhe e lëmë

të pushojë për dy orë derisa brumi të dyfishojë volumin. Kjo kohë varet edhe nga temperatura e ambientit. 6. Ndezim furrën në 180°. 7. Lyejmë një sipërfaqe pune (tavolinë) me miell, vendosim aty brumin, por heqim më parë një copë të vogël të tijën (që do të duhet për të lidhur vezët me brumin). E hapim me petës duke i dhënë formë drejtkëndëshi (55x30cm) e duke llogaritur që, kur të rrotullohet, të futet te tava. 8. Tani mbushim petën që kemi hapur me kubikë sallami, kubikë djathi dhe e spërkatim me djathin kaçkavall të grirë. 9. E rrotullojmë në formë roleje dhe e vendosim te tava e lyer më parë me pak gjalpë dhe miell. Bashkojmë mirë të dy ekstremet e rolesë, që brumi të duket si rreth. Vezët e lara dhe të thara mirë i vendosim sipër rolesë së brumit. Me brumin që kishim lënë mënjanë, bëjmë disa rripa të hollë dhe i vendosim sipër vezëve në formë të kryqëzuar për të krijuar lidhjen e tyre me brumin. 10. Lyejmë sipër tortën me penel, me vezën që kishim lënë mënjanë, pasi ta kemi rrahur atë më parë me

pirun. 11. E pjekim në furrë për afro 50 minuta. 12. Kur të jetë ftohur plotësisht, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e ruajmë në dollap. Pak

para se të konsumohet, duhet ngrohur në furrë për disa minuta. Shërbehet i vakët.

Mund të përgatitet edhe një ditë më parë. Tava duhet e rrumbullakët (me vrimë në mes)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.