Quiche

Me djathë Gorgonzola dhe domate qershiza

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja e brumit Briseé:

1. Përziejmë gjalpin me miellin, kripën dhe ujin. Brumit i japim formë të rrumbullakët dhe e lëmë të

pushojë në frigorifer për 15 minuta, të mbështjellë me letër plastike. 2. Ndezim furrën në 180°. Pas kësaj kohe hapim brumin duke i dhënë formën e tavës, por duhet të kemi parasysh të veshim edhe anësoret e saj me 2-3 cm lartësi. Shpojmë bazën e tortës me pirun dhe e pjekim për 15 minuta. 3. E nxjerrim nga furra dhe shpërndajmë mbi të djathin në copa të vogla. 4. Në një tas, përziejmë vezët me panën, piperin dhe pak kripë (duhet të kemi parasysh që djathi është shumë i kripur). I hedhim te baza e tortës, sistemojmë domatet dhe copat e arrave, i pjekim në furrë për afro 35 minuta ose derisa të shikojmë që Quiche ka marrë ngjyrë të artë. Shërbehet e vakët ose e ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.