Quiche

Me fiq, djathë të freskët dhe mjaltë

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Përgatisim brumin: përziejmë me dorë ose në robot miellin, kripën dhe gjalpin derisa të bëhen si thërrime, shtojmë ujin dhe vazhdojmë t’i përziejmë derisa të kemi një brumë të butë. E mbështjellim me letër plastike dhe e fusim në frigorifer për 15 minuta. 2. Ndezim furrën në 200°. Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell, brumin e hapim duke i dhënë formën e tavës që do të përdorim, por duke pasur parasysh të veshim dhe anësoret e tavës. E shpojmë me pirun dhe e pjekim në furrë për 15 minuta. 3. Në një tas rrahim vezët me rrahësen me dorë. Shtojmë panën, por tani duke e përzierë me spatul,

shtojmë djathin e grirë dhe e përziejmë akoma. E lëmë mënjanë. 4. Fiqtë i presim në rrathë të vegjël, po kështu edhe djathin. Bazën e pjekur e nxjerrim nga furra. Hedhim përzierjen e mësipërme. Vendosim rrathët e djathit dhe të fiqve. Shpërndajmë pak rozmarinë sipër dhe mjaltin. 5. E pjekim për afro 35 minuta në furrë me 200°.

E shërbejmë të ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.