Quiche

Me qepë të freskëta

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë me dorë: miellin, kripën, gjalpin, të verdhat e vezëve dhe ujin, derisa të

bëhet brumë homogjen. 2. E hapim me petës dhe i japim formën e tavës të cilën e kemi lyer më parë me pak gjalpë dhe miell. Duhet bërë kujdes që me brumin të veshim edhe anësoret e tavës. E shpojmë brumin me pirun dhe e vëmë tavën në frigorifer për 30 minuta. 3. Ndezim furrën në 200° dhe kur ajo të jetë gati, e fusim tavën të piqet për 15-20 minuta. Nëse duam një quiche të përsosur, e mbulojmë brumin me letër alumini dhe fasule të thata. Kjo bën që baza të mos fryhet gjatë pjekjes. 4. Ndërkohë, pastrojmë qepët, i ndajmë në feta të holla për së gjati dhe i skuqim në tigan me pak vaj ulliri për 10 minuta me flakë të ulët. I rregullojmë për kripë e piper dhe më pas i heqim nga zjarri. 5. Kur baza të jetë pjekur, hedhim sipër djathin të ndarë në copa dhe sipër tij copat e qepëve. 6. Në një tas rrahim vezët me qumështin, panën, pak kripë, piper dhe ua hedhim sipër qepëve

në tavë. 7. E vëmë tavën përsëri në furrë dhe e pjekim për 20-25 minuta. Shërbehet e ngrohtë ose e vakët.

Tipike e kuzhinës franceze, ka për bazë brumin brisè, qumësht dhe pana,

por mbushja varion sipas dëshirës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.