Pica

Crudaiola

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja:

1. Në një tas vendosim majanë e birrës së thërrmuar, sheqerin dhe pak ujë të vakët, (marrimnga300ml). E përziejmë derisa të jetë shkrirë mirë. E lëmë të pushojë për 10 minuta, sa të formojë një shkumë të lehtë. 2. Ndërkohë hedhim miellin dhe kripën në një tas të madh, shtojmë majanë e shkrirë, vajin e ullirit, ujin dhe fillojmë të përziejmë fillimisht me pirun dhe më pas me dorë, në tavolinën e lyer me pak miell, derisa të bëhet një masë homogjene dhe elastike. Sasia e ujit që do të përdorim varet shumë edhe nga lloji i miellit, prandaj e shtojmë ujin dalëngadalë. Bëjmë një të prerë në formë kryqi te brumi, e vëmë përsëri në tas, e mbulojmë me një letër plastike për kuzhinë të lyer me pak vaj që të mos ngjisë dhe e lëmë larg rrymave të ajrit (osepërdorimtrukunefurrës,siçe kamshkruarmëlart). Kur brumi të ketë dyfishuar volumin (afërsisht 2 orë), do të thotë që ai është gati për fryrjen e dytë. 3. Punimi i brumit: brumi duhet të fryhet 2 herë. Pasi është fryrë herën e parë, përpiqemi ta punojmë sa më pak, sepse në të kundërt ai do të bëhet elastik, është e vështirë t’i japësh formë dhe pica nuk do të fryhet shumë gjatë pjekjes. Kjo ndodh sepse flluskat e ajrit që krijohen gjatë fryrjes së tij të parë dhe të cilat bëjnë që pica të fryhet gjatë pjekjes, gjatë punimit të tepërt zhduken. 4. Në rastin tonë, pas fryrjes së parë, e ndajmë brumin në 4 topa, e lëmë të pushojë mbi tavolinë të mbuluar me letër plastike, të lyer me vaj për 15-30 minuta dhe më pas, duke e punuar me dorë, i japim formën e tavës të cilën e kemi lyer me pak vaj (nëse nuk arrini ta hapni me dorë, përdorni petës, por duke e manovruar brumin sa më pak). E lëmë të pushojë për fryrjen e dytë afërsisht për një orë. 5. Më pas e lyejmë me salcë domatesh dhe e pjekim për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 250°. Kur ta nxjerrim i vëmë sipër rukola, mozzarella e copa djathi Parmigiano.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.