Fokaçe

Me kërpudha

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit:

250g miell

40ml vaj ulliri

130ml ujë

1 sodë për torta të kripura ose sodë për ëmbëlsira pa vanilje

200g kërpudha + 2 lugë vaj për t’i skuqur

100g djathë i bardhë

40g djathë Parmigiano i grirë

2 thelpinj hudhër

rukola e freskët

kripë

2 lugë gjelle vaj ulliri + 2 lugë gjelle ujë për të spërkatur sipër fokaçen

Përgatitja:

1. Në një tas përziejmë miellin me sodën (këtë të fundit e hedhim nëpërmjet një site të vogël), shtojmë 40ml vaj ulliri, ujin e kripën. I përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen. E lëmë brumin të mbuluar me pecetë të pushojë për 30 minuta larg rrymave të ajrit. Këtë veprim mund ta bëjmë edhe në robot. 2. Ndërkohë, përgatisim kërpudhat. I qërojmë, i pastrojmë me pecetë të pastër dhe i ndajmë në feta të holla. 3. Ndezim furrën në 220°. Vëmë në zjarr një tigan me dy lugë vaj ulliri, hedhim hudhrat e qëruara dhe të grira imët. Nëse mendoni t’i hiqni më pas, hidhini të paprera që ta keni më të thjeshtë për t’i hequr. Shtojmë këtu edhe kërpudhat. I skuqim për 5-6 minuta ose derisa të shikojmë që ato e kanë humbur lagështirën. I heqim dhe i lëmë mënjanë të ftohen. 4. Brumin e hapim me dorë, duke i dhënë formë drejtkëndëshe. Bëjmë me majat e gishtërinjve gropa të vogla sikur i biem pianos, hedhim në to feta kërpudhash, djathë Parmigiano të grirë dhe djathë të bardhë në të gjithë fokaçen. Përziejmë në një tas të vogël me pirun ujin dhe vajin e ullirit derisa të jenë bërë si lëng homogjen dhe ia hedhim sipër fokaçes. Nëse kemi kohë, e lëmë të pushojë 20 minuta, në rast të kundërt e fusim direkt në furrë të piqet për 20 minuta ose derisa të ketë marrë ngjyrë. 5. Kur të jetë pjekur, i hedhim sipër fletë rukole.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.