Fokaçe

E mbushur

200 Receta - - Antipasta -

Përbërësit për një tavë të madhe të furrës:

1kg miell 0

600ml ujë i gazuar

30ml vaj ulliri

20g kripë

15g maja birre e freskët

Për ta spërkatur sipër përpara së të piqet:

25ml vaj ulliri

25ml ujë

kripë kokërrmadhe

rozmarinë

Përgatitja:

1. Përgatitja e brumit mund të bëhet me makinën e bukës ose me robot, duke përdorur funksionin për përgatitjet e brumit ose dhe me dorë në një tas të madh. 2. Në makinën e bukës, ose aty ku do ta përgatisim, hedhim ujin e gazuar, vajin, miellin, kripën dhe në një cep të miellit, larg kripës, thërrmojmë majanë e freskët dhe e lëmë të punojë makina e bukës për 10 minuta. 3. Nëse do ta bëjmë brumin me dorë, i hedhim të gjithë

përbërësit në një tas të madh dhe e punojmë aty. 4. Në të tria rastet, brumin, i cili është shumë i butë, e hedhim në një tavë të lyer me pak vaj, e mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë brumin të vijë për 30 minuta. 5. Më pas, marrim brumin dhe e hedhim në tavën e madhe të furrës së lyer më parë me pak vaj, e hapim me dorë duke i dhënë formën e saj dhe e lëmë të vijë brumi edhe për 50-60 minuta. Kur mungojnë 10 minuta nga kjo kohë, ndezim furrën në 230°. 6. Me gishta, bëjmë gropa të vogla në brumë (sikur i bini

pianos). 7. Hedhim në një gotë ujin dhe vajin e ullirit, i përziejmë mirë me pirun derisa të bëhet si masë homogjene dhe lyejmë me të brumin me ndihmën e një peneli. 8. Përpara se ta fusim në furrë, e spërkatim me kripë kokërrmadhe dhe rozmarinë, sipas dëshirës. E pjekim në furrë për 25-30 minuta. Koha e pjekjes ndryshon në varësi të furrës, por fokaçja kuptohet që është pjekur kur të ketë marrë ngjyrë të artë si lart, ashtu edhe poshtë. 9. E heqim nga furra dhe vetëm kur të jetë ftohur plotësisht, e presim në mes dhe i lyejmë të dyja gjysmat nga ana e brendshme me: majonezë, salcë kosi, Philadelphia, sallam, proshutë krudo, ose proshutë koto. Vëmë dy gjysmat njëra mbi tjetrën dhe i ndajmë më pas në kuadrate të vegjël, afërsisht 5-6 cm dhe ngulim nga një kruajtëse dhëmbësh në secilin kuadrat.

Kjo recetë është shumë praktike sidomos për ato raste kur duam të organizojmë një festë, kur duam të bëjmë një piknik, etj, pasi mund të përgatitet edhe një ditë më parë. Është e thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund të mbushet me përbërësit që ju pëlqejnë më shumë. Sipas nevojës, mund të përgatisni gjysmën e dozës së mëposhtme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.