Përgatitja e lëngut të mishit

200 Receta - - Pjata Të Para -

Për të përgatitur lëngun e mishit, unë zakonisht përdor brinjët e viçit, kofsha pule, por mund të shtoj edhe ndonjë kockë viçi me palcë, ndërsa si zarzavate përdor selino, karota dhe qepë. Dikush mund të vërë edhe gjethe dafine.

Përbërësit:

800/1000g mish (viçi dhe pule)

2 karota të vogla ● 1 kokërr qepë e bardhë

2 degë selino ● ujë

kripë kokërrmadhe ● 1 karafil, majdanoz

Përgatitja:

Lajmë mirë mishin me ujë të ftohtë, për ta pastruar nga mbeturinat e gjakut dhe nga ciflat e kockave. Lajmë zarzavatet, i qërojmë dhe i ndajmë në copa të mëdha. Karafilin e ngulim te qepa. Vëmë mishin dhe zarzavatet në tenxhere, i hedhim kripë dhe i mbulojmë zarzavatet me ujë të ftohtë.

Dy janë mënyrat për ta zierë:

ose me tenxhere normale, ose me tenxhere presioni. Në rastin e parë, do të vëmë tenxheren në zjarr dhe, kur të marrë valë, do të ulim flakën dhe do ta mbulojmë tenxheren përgjysmë me kapak. E ziejmë për 2-2.5 orë afërsisht duke hequr herë pas here shkumën që krijohet gjatë zierjes. Në rastin e dytë, koha është shumë më e shkurtër. Pasi t’i kemi vënë kapakun tenxheres, kur ajo të ketë lëshuar fishkëllimën e parë, ulim flakën dhe e ziejmë për afro 50–60 minuta.

Fikim zjarrin, heqim zarzavatet dhe mishin.

Nëse duam që lëngu i mishit të mos jetë i yndyrshëm, e vëmë atë në frigorifer pasi të jetë ftohur në temperaturë ambienti. Kjo do të bëjë që i gjithë dhjami të grumbullohet në sipërfaqen e lëngut. Më pas, dhjami hiqet dhe kullohet lëngu me një sitë shumë të imët.

Lëngu është gati. Mishin dhe zarzavatet mund t’i përdorni përsëri në kuzhinë. Dy janë përbërësit për makaronat e freskëta: vezë dhe miell. Me këtë lloj brumi mund të përgatiten receta si taliatele, lazanjë, kapeleti, etj. Mielli: duhet të jetë miell 00 “di grano tenero”, por sipas dëshirës mund të përzieni 70% miell të bardhë me 30% miell tjetër. Vezët: duhet të jenë të freskëta. Duhet llogaritur dyfishi i peshës së vezëve për miellin. Për thjeshtësi, llogaritet për person: 1 kokërr vezë me 100g miell.

Përgatitja:

1. Në një tas rrahim lehtë vezët me pirun dhe më pas shtojmë miellin. Në fillim duken si topa të vegjël, por kur të punohet me dorë, do të marrë pamjen e brumit të byrekut. 2. Lëmë brumin të pushojë për 10-15 ose edhe 30 minuta, të mbuluar me letër plastike kuzhine. 3. Brumi mund të hapet me petës ose me makinën për makarona, për ato që e kanë. 4. Për të bërë taliatele, peta hapet e hollë, lyhet mirë me miell që të mos ngjisë, rrotullohet si role dhe më pas pritet me thikë në rripa të hollë me trashësi ½ - 1 cm. Ruajtja: Brumi, i mbuluar me letër plastike për kuzhinë, duron një ditë në pjesën e freskët të frigoriferit, ndërsa në ngrirje edhe një muaj.

Si të përgatisim makaronat e freskëta në shtëpi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.