Makarona

Karbonara

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

Skuqim pançetën me 1 lugë vaj ulliri derisa të bëhet krokante. Pastaj e fikim zjarrin. Ndërkohë, vëmë makaronat të ziejnë në një tenxhere me ujë të kripur. Më pas i kullojmë, por ruajmë pak nga uji i zierjes. Në një tas rrahim derisa të bëhen si krem 2 vezët dhe të verdhat, gjysmën e djathit të grirë dhe 2 lugë qumësht. Për kripë e piper e rregullojmë sipas dëshirës. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin ku kemi skuqur më parë pançetën, i tundim në flakë të ulët për një minutë dhe pastaj fikim zjarrin. Hedhim sipër kremin e djathit me vezët dhe i shtojmë pak nga uji i zierjes së makaronave për ta bërë më kremoze. I përziejmë me lugë druri dhe salca do të mpikset nga ngrohtësia. Nuk duhet vënë më në zjarr, sepse kështu do të krijonte efektin e vezës së skuqur. Shërbehet menjëherë duke i hedhur sipër djathin që ka mbetur.

Origjina e kësaj pjate i përket qytetit të Romës. Ekzistojnë disa variante të kësaj recete, pavarësisht se origjinalja kërkon të përdoret “Guanciale”, por në pamundësi të saj, unë do t’ju paraqes atë që mua më ka kënaqur më shumë. Përgatitet me spageti, por del shumë e mirë edhe me makarona me format të shkurtër. Zakonisht llogaritet 1 kokërr vezë për person, por mua më pëlqen më shumë ky variant, pasi mendoj se më

shumë vezë e rëndojnë pjatën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.