Makarona

Me ton dhe domate

200 Receta - - Pjata Të Para -

Kjo recetë është shumë e shpejtë, sidomos për ato zonja që kanë pak kohë. Përbërësit e kësaj recete pothuajse i kemi gjithmonë në shtëpi.

Përgatitja:

1. Vëmë makaronat të ziejnë. 2. Në një tigan, skuqim me pak vaj ulliri hudhrën e grirë, spec djegës në copa të vogla dhe më pas konservën e peshkut, të cilën më parë e kemi kulluar nga vaji dhe e kemi tharë me letër kuzhine. Shtojmë ullinjtë të ndarë në rrotka të vogla, majdanozin e grirë dhe e fikim zjarrin. 3. Qërojmë lëkurën e domateve, pastrojmë farat dhe i presim në kubikë. Nëse do të përdorim domate qershiza, mjafton që këto të fundit të ndahen në 4 pjesë, pa i qëruar lëkurën. 4. Kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tiganin ku kemi përgatitur salcën, shtojmë domatet dhe dy tre lugë nga uji ku kemi zierë makaronat. Kalojmë në zjarr tiganin për 2-3 minuta, duke e përzierë me lugë druri. Shërbehet menjëherë dhe sipas dëshirës mund t’i hidhni pak vaj ulliri sipër, në pjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.