Makarona

Alla norma

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona:

400g makarona

3 thelpinj hudhër

500g domate konservë të ndara në kubikë

2 patëllxhanë të gjatë

200g djathë i bardhë

vaj për skuqje

borzilok, kripë, piper

Përgatitja:

1. Lajmë patëllxhanët dhe i ndajmë në feta me trashësi ½ cm. I vëmë në një kullesë makaronash, i spërkatim me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë për një orë derisa t’u dalë hidhësia. I shpëlajmë mirë që të eliminojmë kripën dhe i thajmë me letër kuzhine. I skuqim në vaj të nxehtë dhe i thajmë me letër kuzhine që të eliminojnë vajin e tepërt. 2. Në një tigan skuqim hudhrat me pak vaj ulliri, hedhim domatet në kubikë dhe i lëmë të ziejnë derisa salca të trashet. Hedhim borzilokun dhe pak kripë. 3. Patëllxhanët e skuqur i ndajmë në rripa të hollë, duke lënë dhe ndonjë të rrumbullakët për të zbukuruar pjatën dhe i shtojmë te salca e domateve. 4. Ziejmë makaronat, i kullojmë, i hedhim në tiganin ku kemi salcën dhe i përziejmë mirë me lugë druri. Shërbehen menjëherë. Pjatat plotësohen me djathë të bardhë në kubikë, feta patëllxhani dhe borzilok të freskët.

Thuhet se kjo recetë 100-vjeçare e ka marrë emrin nga një autor komedish nga Katania, i cili, kur i provoi për herë të parë këto makarona, tha: “Po kjo qenka një “Normë” e vërtetë!” Ai i referohej operës së famshme të Belinit. Kjo pjatë vazhdon të mbetet ende shumë e dashur për italianët. Në fakt, nga një sondazh i bërë vitin e kaluar, rezultoi specialiteti më i preferuar për ta. Kjo recetë të jep mundësinë ta përgatisësh salcën më parë, pasi konsumohet më së miri edhe të nesërmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.