Spageti

All’amatriçana

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona:

400g spageti

150g pançetë Hako

400g domate konservë të prera në kubikë ose 500g domate të freskëta

1 spec djegës

1 lugë gjelle vaj ulliri

70g djathë Pecorino të grirë (gusto delikate )

kripë, piper

Përgatitja:

1. I vëmë makaronat të ziejnë në

tenxhere me ujë të bollshëm. 2. Në një tigan, skuqim me një lugë vaji pançetën. Në flakë të ulët, për 2 minuta. Më pas shtojmë specin djegës, domatet, kripën dhe i lëmë në zjarr edhe 10 minuta, derisa salca të marrë trashësinë e duhur. Pastaj, mund ta heqim specin djegës. 3. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tigan, i lëmë në zjarr për një minutë duke i përzierë me lugë druri. Shërbehen menjëherë, duke i hedhur sipër djathë të grirë dhe pak piper.

Kjo recetë thuhet se ka lindur në provincën e Rietit dhe përgatitet rigorozisht me spageti. Asokohe, ishte ushqimi kryesor për barinjtë e zonës. I vetmi ndryshim që ka pësuar në kohë ka qenë salca me domate.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.