Spageti

Me arra dhe Gorgonzola

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona:

450g makarona,

150g djathë Gorgonzola

80g arra të qëruara

200ml pana për kuzhinë

20g gjalpë

kripë, piper

Përgatitja:

1. Në një tenxhere me ujë të kripur

ziejmë makaronat. 2. Ndajmë në copa të vogla djathin,

arrat dhe i lëmë mënjanë. 3. Ngrohim panën me gjalpin. Hedhim kripë dhe piper sipas dëshirës. Fikim zjarrin dhe shtojmë gjysmën e djathit me arrat. I përziejmë mirë me lugë druri. 4. Kullojmë makaronat, (heqim pak nga uji i makaronave të ziera në një gotë) dhe i hedhim sërish në tenxhere, shtojmë salcën e mësipërme, pak nga uji i zierjes që kishim lënë mënjanë dhe i përziejmë me zjarr të fikur. Shërbehet menjëherë duke e përfunduar pjatën me arra dhe djathin që kishim lënë mënjanë.

Është recetë shumë e mirë dhe përgatitet shpejt. Salca përgatitet ndërkohë që makaronat ziejnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.