Taliatele

Me ragu bolonjeze

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit për 4 persona:

Përgatitja:

1. Grijmë imët në mikser hudhrën, qepën, karotën dhe selinonë. I hedhim në një tenxhere të madhe ku kemi ngrohur vajin e ullirit me gjalpin dhe vazhdojmë t’i skuqim me flakë të ulët duke i përzierë vazhdimisht, derisa të zverdhen mirë. 2. Shtojmë mishin dhe i skuqim me flakë të ulët për rreth 20 minuta duke i përzierë vazhdimisht. 3. Spërkatim me verë dhe, kur ajo të ketë avulluar plotësisht, shtojmë koncentratin e domates, të cilin

e kemi shkrirë së bashku me koncentratin e mishit dhe pak ujë të nxehtë në një tas të vogël. 4. Gjatë gjithë kohës e përziejmë me lugë druri. 5. Shtojmë pak kripë e spec djegës dhe e mbulojmë me qumësht. Me kapakun e tenxheres gjysmë të hapur, e lëmë të ziejë për një orë në flakë shumë të ulët dhe shtojmë qumësht sa herë të shohim që ka shteruar. E përziejmë herë pas here. 6. Raguja është gati. E rregullojmë për kripë e piper sipas dëshirës. 7. Për një ragu akoma më të mirë mund të shtojmë 3 lugë gjelle me pesto Genovese të gatshme. E

përziejmë mirë dhe do të përftojmë një ragu shumë të shijshme. 8. Ziejmë makaronat, i kullojmë dhe i hedhim në një tas të madh. Shtojmë ragunë dhe e spërkatim me djathë të grirë. Nëse nuk doni të përdorni qumësht, mund ta zieni ragunë me lëng mishi ose lëng vegjetal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.