Taliatele

Me çikore të kuqe dhe salsiçe

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Ziejmë makaronat si zakonisht dhe ndërkohë merremi me salcën. Ndajmë preshin në rrotka të holla, çikoren e presim ½ cm të hollë, ndërsa salsiçeve u heqim lëkurën dhe i ndajmë në thërrime të vogla. 2. Skuqim hudhrën të shtypur me pak vaj ulliri dhe pasi të ketë marrë pak ngjyrë, shtojmë salsiçen, heqim hudhrën dhe e lëmë tiganin në zjarr për afro 5 minuta, derisa salsiçet të jenë skuqur. 3. Kur salsiçja të jetë skuqur, shtojmë

preshin dhe çikoren. 4. Pasi të jenë skuqur edhe zarzavatet, hedhim verën dhe ngremë flakën. E rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Fikim zjarrin kur vera të ketë avulluar dhe e lëmë tiganin mënjanë. 5. Makaronat e ziera i kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kishim salcën. E lëmë tiganin për 2 minuta në zjarr, shtojmë panën dhe e përziejmë me lugë druri. Në fund, fikim zjarrin dhe e shërbejmë menjëherë. Pjata plotësohet me djathë të grirë.

Recetë e thjeshtë dhe e përshtatshme për periudhat e ftohta. Më pëlqen sepse ndërthur shijen rustike të salsiçes me ëmbëlsinë e preshit dhe hidhësinë e çikores.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.