Makarona

Me pesto Genovese

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Ziejmë makaronat si zakonisht dhe, kur t’i kullojmë, ruajmë pak nga uji i zierjes së tyre. Në mikser grijmë fillimisht hudhrën me kripë dhe borzilokun të larë dhe të tharë më parë. Shtojmë stikat e pishës dhe vazhdojmë të përziejmë. Së fundi, shtojmë herë vaj dhe herë djathë, derisa t’i kemi hedhur të gjitha. Si rezultat, do të kemi një salcë homogjene. 2. Makaronat e kulluara i hedhim në një tas të madh, shtojmë peston dhe, nëse është e nevojshme, shtojmë pak nga uji që kishim lënë mënjanë.

Kjo salcë, që është simbol i qytetit të Xhenovas dhe gjithë zonës së Ligurias, thuhet se ka lindur në vitet 800 dhe qysh atëherë jo vetëm që ka rezistuar ndër shekuj, por është bërë e njohur edhe në botë. Është salcë e ftohtë dhe e shpejtë dhe përgatitja e saj nuk ka ndryshuar me kohën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.