Makarona

Me pesto kungulli dhe djathë të bardhë

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Vëmë makaronat të ziejnë në ujë të

kripur kur të ketë vluar uji. 2. Presim me thikë vetëm tulin anësor të kungujve, pra, heqim pjesën e butë në mes që ka fara. 3. I ndajmë tani kungujt në kubikë të vegjël. I hedhim në tenxhere me ujë të valuar, të kripur, sa të zbuten, për 5 minuta. I kullojmë dhe i hedhim në tenxhere me ujë shumë të ftohtë për të ndaluar zierjen e mëtejshme të tyre. 4. Marrim 2/3 e kungujve dhe i grijmë në mikser së bashku me gjethet e borzilokut, gjethet e mentes, stikat e pishës, djathin Parmigiano, vajin dhe pak kripë. I grijmë sa të kemi një përzierje homogjene. 5. Thërrmojmë me dorë djathin e bardhë. Kullojmë makaronat dhe lëmë mënjanë pak nga uji i zierjes së tyre. Hedhim peston te makaronat, i përziejmë mirë, shtojmë kubikët e kungullit që kishim lënë mënjanë dhe pak nga uji i zierjes së makaronave. I shërbejmë me thërrime djathi të bardhë sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.