Sallatë makarona

Me dhe Mozzarella

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona:

450g makarona të shkurtra

300g Mozzarella të vogla

domate qershiza

kastravecë të freskët

misër të zierë

ullinj pa bërthamë borzilok i freskët kripë e piper ● vaj ulliri

Përgatitja:

1. Ziejmë makaronat si zakonisht

dhe ndërkohë përgatisim sallatën. 2. Hedhim në një tas domatet e ndara në 4 pjesë, borzilok të grirë, ullinjtë në rrotka, kastravecin në rrotka të holla, misrin, vaj ulliri, kripë e piper. I përziejmë dhe i lëmë mënjanë. 3. Makaronat e ziera i kullojmë dhe shtojmë edhe pak vaj ulliri. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti. 4. Kur makaronat të jenë ftohur plotësisht, shtojmë sipër sallatën. Shtojmë “Mozzarella”-t dhe i përziejmë me delikatesë. I mbulojmë makaronat me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë tasin në frigorifer për 30 minuta ose deri në momentin që do t’i konsumojmë. Shërbehet duke i hedhur pak vaj ulliri në pjatë.

Ideale për stinën e verës, e mirë, e freskët, e shpejtë. Ju mund të përdorni përbërësit që keni në shtëpi, del shumë e mirë edhe me djathë të bardhë në vend të “Mozzarella”-s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.