Pastiço

në furrë, me djathë

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit për 4 persona:

500g makarona format i shkurtër ● 20g gjalpë+gjalpë për të lyer tavën ● 30g miell ● 250ml qumësht ● 250ml pana ● 300g djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal) ● 5 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë + 1 grusht për spërkatjen ● kripë, piper, arrë moskat, galetë

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 200˚. 2. Në një tenxhere me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier gjatë gjithë kohës me rrahësen me dorë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panën dalëngadalë, me rrjedhje dhe duke përzierë me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli. 3. Shtojmë djathin të prerë në kubikë dhe Parmigianon e grirë. Përziejmë akoma deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht. Shtojmë sipas dëshirës, kripë, arrë moskat dhe piper. E lëmë mënjanë. 4. Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijnë pikën e zierjes së tyre. Ruajmë pak nga uji i zierjes. 5. Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathëra. Përziejmë mirë me lugë druri makaronat me salcën. Spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë të grirë. 6. I pjekim në furrë me funksionin grilë për 25 minuta ose derisa të shohim që salca ka marrë ngjyrë te anësoret e tavës dhe në sipërfaqe është bërë krokante.

E shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.