Rizoto

Me arra dhe mollë

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona: 400g oriz ● 70g gjalpë ● 1 qepë 4 kërpudha të thata ose të ngrira (mundësisht Porcini) 1 mollë jeshile e madhe ose 2 të vogla 40g arra të qëruara 200g djathë që shkrihet dhe pak i kripur (Fontina) lëng zarzavatesh i valuar kripë e piper

Përgatitja:

1. Nëse do të përdorim kërpudha të thata, i fusim ato në një enë me ujë të vakët për 30 minuta që të zbuten. Më pas, i kullojmë dhe i thajmë mirë me letër kuzhine. 2. Qërojmë dhe grijmë imët qepën, qërojmë mollën dhe e ndajmë në kubikë, arrat i thërrmojmë. I skuqim të gjitha në një tenxhere bashkë me kërpudhat dhe gjysmën e gjalpit derisa qepa të jetë zverdhur mirë. 3. Tani shtojmë orizin dhe e skuqim duke e përzierë vazhdimisht për disa minuta. Kur orizi të jetë skuqur mirë, i hedhim pak lëng të valuar, kripë dhe e lëmë të ziejë. Do të vazhdojmë t’i hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të jetë zierë. 4. Fikim zjarrin, shtojmë gjalpin që ka mbetur, djathin e grirë në kubikë, e rregullojmë për kripë, piper dhe e përziejmë me shpejtësi. Shërbehet menjëherë duke zbukuruar pjatat me feta molle të holla, të paqëruara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.