Rizoto

Me shafran

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

450g oriz lëng mishi i nxehtë 80g gjalpë ● 1 qepë 1 gotë verë e bardhë

2-3 bustina shafran

150g djathë Parmigiano i grirë ● kripë

Përgatitja:

1. Skuqim qepën e grirë imët me gjysmën e gjalpit, shtojmë orizin dhe e skuqim për pak minuta, duke e përzierë vazhdimisht, derisa kokrrat e tij të ndërrojnë ngjyrë. 2. E shuajmë me verë e kur vera të ketë avulluar, hedhim lëngun e mishit dhe e lëmë orizin të ziejë. E përziejmë vazhdimisht duke pasur parasysh që të shtojmë lëng të valuar sipas nevojës. 3. Tretim bustinat e shafranit me pak ujë të valuar dhe i hedhim në orizin që po zien. 4. Kur orizi të jetë zierë, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin që ka mbetur, djathin e grirë, e përziejmë me shpejtësi dhe e lëmë të pushojë për një minutë. Shërbehet menjëherë.

Recetë tipike e Lombardisë, që shpesh ngatërrohet me rizoto alla milaneze, i cili kërkon edhe përdorimin e palcës së kockave.

për 4 persona:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.