Rizoto

ME PORTOKALL

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Skuqim orizin me një lugë gjalpë dhe me qepën e grirë imët. Ndërkohë lajmë mirë portokajtë dhe qërojmë me kujdes vetëm pjesën e verdhë të lëkurës. E presim lëkurën në rripa të hollë dhe e ziejmë për 5 minuta në ujë të valuar, që të humbasë shijen e hidhur që mund të ketë. 2. Shtrydhim dy portokajtë dhe shuajmë orizin me lëngun e tyre. E lëmë orizin të ziejë me lëngun e portokallit dhe më pas shtojmë ujë të valuar. 3. Kur orizi të jetë zierë, fikim zjarrin, shtojmë lugën e gjalpit, kripë, piper dhe Parmigiano të grirë. 4. Plotësojmë pjatën me lëkurat e

portokallit që kemi lënë mënjanë.

Rizoto me portokall ka aromë shumë të mirë, është delikat dhe i rafinuar. Nëse dëshironi ta bëni pjatën edhe më të pasur, mund t’i shtoni edhe karkaleca të skuqur më parë në tigan dhe të shuar me Cointreau (liker me bazë portokalli)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.