Rizoto

Me rrush të thatë e arrë kokosi

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona: 450g oriz ● 1 thelb hudhër ● 70g gjalpë 4 grushte rrush të thatë (mirë është të përdorni rrush të thatë në ngjyrë kafe, pasi ai është më i ëmbël dhe krijon kontrast me të kripurën)

Përgatitja:

1. Në fillim vëmë rrushin e thatë në një tas me ujë të vakët për 10 minuta. E shtrydhim me dorë dhe e thajmë me letër kuzhine. 2. Orizin e ziejmë si zakonisht, me lëng zarzavatesh (kujdes me kripën, mos harroni se salca e sojës është e kripur). 3. Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit, skuqim një thelb hudhër dhe, kur ajo të jetë zverdhur, e heqim dhe shtojmë pak salcë soje. Shtojmë rrushin e thatë, stika pishe dhe orizin e zierë. I përziejmë mirë me lugë druri. 4. Në fund, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin që ka mbetur dhe arrë kokosi të grirë. E përziejmë mirë dhe mund ta shërbejmë menjëherë.

Kjo recetë është e thjeshtë dhe ka shije të veçantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.