Rizoto

Me luleshtrydhe

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

350g oriz

350g luleshtrydhe

70g gjalpë

1 qepë e vogël

½

gotë me verë Proseco

lëng zarzavatesh i valuar

4 lugë gjelle pana

kripë, piper

djathë Parmigiano i grirë

Përgatitja:

1. Në një tenxhere hedhim gjysmën e gjalpit dhe skuqim qepën e grirë imët. Shtojmë orizin dhe e skuqim për disa minuta. 2. E shuajmë me verë dhe kur kjo e fundit të avullojë, shtojmë lëng zarzavatesh. E përziejmë herë pas herë dhe shtojmë lëng të valuar sipas dëshirës. 3. Kur duhen edhe 3 minuta nga përfundimi i zierjes së orizit, shtojmë luleshtrydhet në copa të vogla (lëmë 4 kokrra për zbukurimin e pjatave). Pas tre minutash fikim zjarrin dhe e përziejmë me kujdes me lugë druri. E rregullojmë për kripë e piper. 4. Shtojmë gjalpin e mbetur, panën, djathin e grirë dhe e përziejmë me kujdes. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lëmë të pushojë për 4-5 minuta. Shërbehet duke e plotësuar pjatën me një luleshtrydhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.