Rizoto

Me rrush të freskët

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

për 4 persona: 450g oriz ● ½ qepë 300g kokrra rrushi pa bërthamë 3 lugë djathë Gorgonzola pikant 1 bustinë shafran lëng zarzavatesh i ngrohtë 70g gjalpë ose 3 lugë gjelle vaj ulliri ● kripë

Përgatitja:

1. Ndajmë në gjysma kokrrat e rrushit (heqim farat në rastin kur përdorim rrush me fara). 2. Qërojmë qepën, e grijmë imët dhe e skuqim në një tenxhere me gjysmën e gjalpit. Më pas, hedhim orizin që e skuqim për 2-3 minuta duke e përzierë vazhdimisht me lugë druri që të mos ngjitet. 3. Shtojmë copat e rrushit, lëngun e ngrohtë, pak kripë dhe e lëmë orizin të ziejë, duke shtuar sipas nevojës lëng të valuar, derisa orizi të jetë zierë përfundimisht. 4. Kur zierja e orizit të jetë drejt fundit, shtojmë shafranin që e kemi tretur me pak lëng të ngrohtë. 5. Fikim zjarrin, shtojmë gjalpin e mbetur dhe djathin Gorgonzola dhe i përziejmë me shpejtësi. E lëmë të pushojë 2 minuta dhe mund ta shërbejmë duke i plotësuar pjatat me kokrrat e rrushit dhe djathë Parmigiano.

Ëmbëlsia e rrushit, djathi pikant dhe me shije të fortë, aroma delikate e shafranit e bëjnë këtë pjatë të

veçantë dhe shumë të shijshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.