Njoki

Të bërë në shtëpi

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

Përbërësit për 4 persona:

600g patate

150g miell 0

1 e verdhë veze

kripë 1. Kur uji të ketë marrë valë, hedhim patatet në tenxhere dhe i lëmë të ziejnë derisa të shpohen lehtë me pirun. I qërojmë, i hedhim në një tas, i shtypim mirë me pirun dhe më pas me dorë. Shtojmë të verdhën e vezëve, miellin e pak kripë. Ky proces kryhet shpejt. 2. Lyejmë me miell sipërfaqen e një plani pune ose tavoline dhe me dorë bëjmë brumin si shkopinj të trashë, 1cm. I presim në kubikë të vegjël 1cm dhe i lyejmë me miell që të mos ngjisin me njëritjetrin. I vëmë në një tavë të lyer me miell deri në momentin që do t’i gatuajmë. 3. Ziejmë ujë me kripë në një tenxhere. Kur të ketë marrë valë, hedhim njokit dhe, kur ato të dalin në sipërfaqen e ujit, janë gati. Koha e zierjes është afërsisht 4 minuta. Ruajtja: është mirë të konsumohen në moment. Mund të ruhen më gjatë duke i vënë në fillim në një tavë të lyer me miell për disa orë në ngrirje dhe më pas mund të futen në qese plastike, sërish në ngrirje, deri në momentin që do të përdoren. Në këtë rast, do të hidhen në ujë të valuar, të ngrira, pa i shkrirë më parë.

Disa sekrete për të bërë njoki në shtëpi: Patatet duhet të jenë të vjetra dhe miellëse dhe mundësisht të verdha, jo të ëmbla. Patatet i ziejmë me lëkurë. Pastaj, i shpëlajmë me ujin e rubinetit për t’i ftohur pak.

I qërojmë dhe i shtypim kur të jenë ende të ngrohta. Në fillim hedhim gjysmën e miellit dhe më pas miellin tjetër, sepse sasia ndryshon në

bazë të patates.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.