Njoki

Alla romana

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

700 g njoki

1 litër qumësht 100g gjalpë për brumin + pak për t’i spërkatur para se të piqen

250g miell Semolino (ermik)

2 të verdha vezësh 100g Parmigiano për brumin + 50g për t’i hedhur para se të futen në furrë

vaj ulliri

Përgatitja:

1. Vëmë qumështin të valojë në një tenxhere dhe më pas shtojmë gjalpin, pak kripë dhe i përziejmë mirë me një lugë druri. 2. Heqim tenxheren nga zjarri dhe hedhim miellin në formë shiu duke e përzierë vazhdimisht. 3. Vëmë përsëri tenxheren në zjarr dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të shohim që është trashur dhe brumi po shkëputet nga anësoret e tenxheres. E fikim zjarrin. 4. Shtojmë 100g djathë dhe të verdhat e vezëve një nga një dhe i përziejmë mirë. 5. Hedhim brumin në një plan pune të lyer me pak vaj dhe e hapim me dorë duke i dhënë formën e një pete me trashësi ½ cm (ose edhe me petës për ta bërë uniforme trashësinë). Me ndihmën e një gote bëjmë forma të rrumbullakëta derisa të mbarojë brumi. Vendosim njokit në një tavë të lyer më parë me pak gjalpë. Duhen vendosur pak njëra mbi tjetrën. I spërkatim me 50g djathë të grirë dhe pak gjalpë. 7. Pjekim njokit në furrë të ngrohur më parë me 220° për 20-25 minuta derisa të krijohet një shtresë krokante sipër. Shërbehet menjëherë.

Recetë klasike e zonës së Lacios. E thjeshtë, por njëherazi një pjatë shumë simpatike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.