Njoki

Alla Sorrentina

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Lajmë domatet dhe u qërojmë lëkurën. I ndajmë në kubikë dhe u heqim farat. 2. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën e grirë imët, së bashku me hudhrën e grirë, derisa të

marrin pak ngjyrë (nëse nuk e duroni këtë të fundit, hiqeni pas pak). 3. Shtojmë domatet, hedhim kripën dhe i lëmë në zjarr për 10 minuta. Në fund, shtojmë disa gjethe

borziloku. 4. Ndajmë “Mozzarella”-n në kubikë. 5. Ziejmë njokit në ujë të kripur, i kullojmë, i zbrazim në një tas të madh dhe hedhim salcën e

mësipërme. 6. Shtojmë ende gjethe borziloku, Parmigiano dhe në fund Mozzarella. I përziejmë me kujdes, që të mos u prishet forma. Mund t’i konsumojmë në çast, por kur kemi miq, mund t’i hamë edhe ndryshe: Ndajmë njokit në tava të vogla dheu dhe i kalojmë tavat në furrë me 180° të ngrohur më parë për 10 minuta dhe 5 minuta në funksionin grill, që të krijojë një shtresë sipër. Mund të shërbehen në çast.

Kjo recetë tipike e zonës së Sorrentos është e njohur jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Bëhet shpejt, nëse përgatitet me njoki të gatshëm. Përbërësit e saj mund të variojnë sipas dëshirës. Zakonisht përgatitet në tava të vogla balte dhe shërbehet me to në tavolinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.