Kus kus

Vegjetarian

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

Kus-kus 100g për person

spec jeshil

spec i verdhë

domate qershiza

djathë Fontina ose djathë tjetër i butë

rigon i freskët

Përgatitja

1. Zakonisht llogaritet një pjesë kus-kus dhe dy pjesë ujë. Hedhim kus-kusin në një tas, pak kripë ose vegeta dhe e mbulojmë me ujë të valuar. Në vend të kapakut vendosim sipër letër plastike për kuzhinë duke e ngjitur mirë pas tasit në mënyrë hermetike. E lëmë të ziejë me nxehtësinë e vet (pa e vënë në zjarr). Pas 10 minutash, heqim letrën plastike dhe e lëmë të ftohet. 2. Ndërkohë ndajmë në kubikë të vegjël specat, djathin dhe domatet. 3. I përziejmë mirë të gjitha me kus-kusin e ftohtë, e rregullojmë për kripë, hedhim pak vaj ulliri dhe sipas dëshirës pak rigon të freskët.

Nuk po jap sasitë e përbërësve pasi kjo varion nga shija personale e gjithsecilit. Është ideale për stinën e ngrohtë pasi përgatitet më parë dhe konsumohet shumë mirë i ftohtë, mund ta merrni me vetë në zyrë, në plazh, piknik, etj. Përdorni zarzavatet që ju pëlqejnë më shumë.

Përgatitet për 10 minuta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.