Tabule

Me zarzavate

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit

200g bollgur 15 domate qershiza 10 kokrra ullinj të zinj lëngu i 1 limoni 200g djathë i bardhë 4lugë gjelle vaj ulliri majdanoz, kripë, piper 1 spec i verdhë+1 spec i kuq kokrra shege – nëse është stina e tyre qepë e njomë sipas dëshirës (këtë të fundit përdoreni nëse do ta hani në shtëpi) 1 kastravec gjethe kopre, kripë, piper

Përgatitja:

1. Hedhim bollgurin në tenxhere me ujë të kripur në momentin kur uji merr valë. E lëmë të ziejë për 10 minuta. E kullojmë më pas nga uji i tepërt me një sitë me vrima të vogla dhe e hedhim në një tas të madh. 2. Ndërkohë përgatisim zarzavatet duke

i larë dhe ndarë në copa të vogla. 3. Përziejmë vajin e ullirit me lëngun e

limonit dhe e lëmë mënjanë. 4. Në tasin ku kemi bollgurin shtojmë zarzavatet e përgatitura më parë, gjethet e koprës dhe spërkatim me salcën e përgatitur më parë (vaj +limon). E rregullojmë për kripë e piper. Mbulojmë tasin me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë në frigorifer për një orë. 5. Përpara se ta shërbejmë, shtojmë djathin të prerë në kubikë. Nëse do ta përgatisim disa orë para konsumimit, domatet i shtojmë në momentin e fundit pasi lëngëzohen nëse rrinë gjatë.

Ide e mirë për të marrë drekën në punë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.