Supë

Kremoze me bizele dhe mascarpone

200 Receta - - Pjata Të Para -

1. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim

qepën të grirë në rrathë të hollë. 2. Shtojmë bizelet, u japim një të skuqur të lehtë edhe atyre, i mbulojmë me lëngun e nxehtë dhe i lëmë të ziejnë. Shtojmë lëng zarzavatesh sipas nevojës derisa bizelet të jenë zierë. 3. Te bizelet e ziera shtojmë Mascarponen, kripën dhe, ashtu siç janë, së bashku me lëngun, i hedhim në mikser dhe i grijmë derisa bizelet të jenë bërë si krem. 4. I hedhim përsëri në tenxhere dhe i ziejmë edhe për 2-3 minuta me flakë të ulët derisa të jetë formuar një krem homogjen. Sipas dëshirës, mund të shtojmë akoma lëng zarzavatesh. 5. Presim proshutën në kubikë të vegjël, i vendosim në një tigan pa vaj me flakë të ulët derisa të bëhen krokante. 6. Kremin e bizeleve e shërbejmë në tasa dhe i përfundojmë pjatat me copa proshute, qepë të njomë dhe bukë të thekur dhe pak piper. Shënim. Nëse dëshironi, mund të zëvendësoni Mascarponen me pana për kuzhinë ose rikota dhe në vend të qepës së njomë mund të përdorni borzilok ose gjethe nenexhiku.

Përgatitja:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.