Supë

Parmentier

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit për 4 persona:

2 presh ● 700g patate 200ml pana për kuzhinë 50g gjalpë ● kripë, piper lëng mishi i valuar majdanoz

Përgatitja:

1. Qërojmë preshin, heqim pjesën jeshile të bishtave, i lajmë dhe i ndajmë në rrotka të vogla. 2. Pastaj qërojmë patatet, i ndajmë në kubikë të vegjël dhe i futim në një tas me ujë të ftohtë që të mos nxihen. 3. Në një tenxhere skuqim preshin me gjalpin dhe më pas shtojmë patatet, pak kripë dhe i përziejmë mirë. Vazhdojmë t’i skuqim edhe për disa minuta, por patatet nuk duhet të marrin ngjyrë. 4. Hedhim lëng të valuar (gati një litër) dhe i lëmë të ziejnë për 2030 minuta, derisa patatet të jenë zierë mirë. Më pas, shtojmë panën dhe i lëmë edhe pak minuta. Hedhim preshin me patatet në mikser, bashkë me lëngun, dhe i grijmë derisa të jenë bërë si masë homogjene. I hedhim përsëri te tenxherja e mëparshme, shtojmë lëng, nëse është e domosdoshme, dhe i lëmë të ziejnë edhe për 5 minuta duke e përzierë vazhdimisht. I rregullojmë për kripë dhe piper. Supa shërbehet e nxehtë, me pak majdanoz të grirë dhe copa buke të thekura.

Kjo supë mban emrin e agronomit dhe nutricionistit të njohur francez Antoin Parmentier. Konsumohet shumë mirë në dimër, pasi është dhe sezoni i përbërësve me të cilët bëhet ajo. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe, nëse dëshironi, mund të zëvendësoni panën me qumësht me yndyrë.

– e thjeshtë dhe elegante

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.