Supë

Kremoze me speca

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përgatitja:

1. Sistemojmë specat në një tavë dhe i vëmë të piqen për 30 minuta në furrë me 230° ose derisa të jenë pjekur nga të gjitha anët. 2. Kur të jenë pjekur e të jenë ende të nxehtë, i vendosim në një tas, i mbulojmë me letër plastike për kuzhinë dhe i lëmë derisa të ftohen. Pastaj ua heqim lëkurën, i ndajmë në copa të mëdha dhe i lëmë mënjanë. 3. Skuqim qepën dhe hudhrën në një tigan me pak vaj ulliri. Heqim hudhrën pasi të jetë skuqur dhe shtojmë domatet me lëngun e zarzavateve. I ziejmë për 15 minuta. 4. Në mikser hedhim specat, bashkë me lëngun që kanë lëshuar, Mascarpone-n, domatet e skuqura me lëngun dhe borzilokun. I hedhim në një tas të madh dhe i rregullojmë për kripë e piper. 5. Shërbehet me pak borzilok të freskët sipër. Nëse dëshironi ta bëni më dietike, mund të zëvendësoni Mascarpone-n me rikota. Edhe kështu është shumë e mirë.

E “ëmbël”, kremoze, kjo supë është edhe më e përshtatshme për stinën e verës, kur specat dhe domatet janë në sezonin e tyre. Shijohet më mirë nëse shërbehet e ftohtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.