Supë

me qepë

200 Receta - - Pjata Të Para -

Kjo recetë franceze ka lindur si supë për të varfrit, por tashmë është pjesë e menyve në bistrotë e Parisit. Është e këshillueshme të përdoren qepë të vogla të verdha. Mund të përgatitet edhe më parë dhe të ngrohet përpara se të konsumohet. Gjithë sekreti i saj është se duhet të ziejë ngadalë. Këtë recetë ma ka dhënë një mikja ime franceze.

Përgatitja:

1. Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla. I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, derisa të jenë zverdhur mirë. 2. Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve. 3. I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë. 4. U hedhim kripë dhe piper. 5. Ndërkohë ndezim furrën në 200°. Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe i kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200°. Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.